Për Ne
Historiku i Kompanisë
Plani i Biznesit 2011-2014. [PDF]Plani i Biznesit 2011-2014 (R). [PDF]
Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim Hidrodrini është themeluar në Tetor te vitit 2004 ne bazë të marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), dhe pese komunave ( Pejë, Decan, Istog, Kline dhe Junik).
Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim Hidrodrini është themeluar si Shoqëri Aksionare në Maj të vitit 2007 në përputhje me nenin 35.5 të Rregullores e UNMIK-ut Nr.2001/6 mbi Ndërmarrjet Afariste (Rregullorja), për një periudhë të pacaktuar.
Nga data 31.05.2007 K.U.R “Hidrodrini”. nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë është pajtuar të zhvilloj aktivitetin me numer të ri të biznesit 70432209. Kompania si Shoqëri Aksionare është e organizuar sipas rregullit egzistues të ligjeve të Kosovës.
Sipas Ligjit Nr.03/L-087 për Ndermarje Publike nga data 13. Qershor. 2008 jemi nën Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikes të Kosovës si Ndermarrje Publike Qendrore.
K.U.R “Hidrodrini”, është institucion publik profesional i licencuar nga Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina për ofrimin e shërbimeve baze, të furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbimet kanalizimit.
Numri popullatës që Kompania Rajonale,,HIDRODRINI’’ iu kryen shërbime me ujë të pijes vlerësohet rreth 177.767 banor, ndërsa shërbimet e ujërave të zeza 54,950 banor. Kapaciteti momental prodhues sillet në 30.000.000,00 m3/Vjet.
K.U.R “Hidrodrini” Sh. A është institucion i reformuar sipas standardeve te Unionit Evropian, procesit te rajonalizimit të bazuar ne modelet dhe përvojat e suksesshme nderkombtare për qeverisje korporative bashkëkohore.
Kompania është dhe do të mbetet ofrues profesional i furnizimit me ujë të pijshëm të kualitetit të lart dhe të shërbimeve të kanalizimit. Prodhimi, shitja e ujit, shërbimet e kanalizimit dhe shërbimet tjera janë detyrat kryesore të kompanisë.
Qendra e kompanisë është në Pejë, në strukturën e vetë ka 5 njësi të biznesit në Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik. (Ketu duhet veçuar rastin e Njesisë Operative të Deçanit ku me vendimin e Kuvendit Komunal ata janë shkëputur nga Kompania nga Qershori i vitit 2006). KUR”Hidrodrini”Sh. A. përbëhet prej kater departamenteve dhe kater zyrave profesionale.
Bordi Mbikëqyrës i kryesuar nga MEF-i, është organ i pa n’varur dhe bënë mbikëqyrjen e biznesit të kompanisë. Bordi menaxhues i kompanise organizon punën, kryen udhëheqjen efektive të veprimtarisë dhe stafit.
Në kuadër të furnizimit apo të Prodhimit të ujit të pijshëm në Kompanine Rajonale Hidrodrini ka keto të dhëna të Biznesit:
Nj. O. Pejë:
(Kjo Njësi Operacionale furnizon me ujë të pijes qytetin e Pejës dhe 18 fshatra për rreth si dhe disribuimin e ujit.)
- Dy objekte prodhuese kryesore,Uji i Zi me dy sisteme të pompimit dhe gravitet dhe Drini i Bardhë me gravitet.
- Njësia Operacionale në Pejë ka një Stacion kryesor të pompimit dhe tri stacione tjera të kapacitetit të vogël për furnizimin e lagjes së Zatrave, Asllan Qesme dhe Maja e zezë.
- Një Depon të ujitë të pijshëm me rreth 1500m3 ujë.
- Diku192 km rrjetë i ujit me tubacione të profileve të ndryshme.
- 68 km rrjetë i kanalizimit të fekaleve.
- 10km rrjetë I Ujërave atmosferik.
- Dy Stacione të Klorinimit.
Nj. O. Istog:
(Në Istog kemi pesë burime, sistemi i ujësjellësit është sistem i përzier me gravitet dhe sistem te pompimit).
- Tetë Depo(Rezervuare) te ujit me kapacitet 700m3, 400m3, 400m3, 800m3, 500m3, 200m3, 400m3, 400m3,
- Kater stacione te pompimit,
- Pesë stacione te klorinimit
- Një rrjetë prej 221 Km te dimensioneve prej Dn50 deri ne Dn500 gypësjelles të ujit.
- Një rrjetë prej 15 Km te kanalizimit te ujerave fekal.
Nj. O. Klinë:
(Në Klinë kemi dy sistemi për furnizimin me ujë të pijes ai i vjëtri prej tri bunarëve I cili nuk është në funksion dhe sistemi i ri i cili është në funksion, sipas të dhënave në burim të ri kemi diku rreth 300l/sec, ku kemi kaptuar rreth 30% të ujit. Prej kaptimit deri te sistemi i pompave kemi 930m dhe prej sistemit të pompimit deri te rezervari kemi 2000m. Pompat janë të kapacitetit 2x45 l/sec,ku janë të instaluara edhe dy pompa të reja për furnizimin gypësjellësi është prej materialit Pe, AC, Gizës dhe PVC. Përpos Qytezës së Klinës në ombrellën tonë janë edhe dy fshatra Kpuzi dhe Qeskova në një sistem të veçan ku kemi 107 shtëpi ku 80% janë të pajisur me ujëmatës me 6l/sec. Si dhe ne ombrellen tone jane edhe 13 fshatera një sistemin e ri me popma te instaluara në të njëjtin Stacion të pompimit).
- Një Stacion i klorinimit
- Katër Depo të ujit me kapacitet 1000m3, 800m3, 400m3, 400m3 dhe 50m3
- Një rrjetë prej diku 41 km gypësjelles të ujit.
- Dy Stacione të pompimit.
Nj. O. Junik:
( Sistemi i furnizimit me ujë është sistem me gravitet, kemi nje burim me kapacitet (20-25) l/s.
- Një Depo te ujit me kapacitet 600m3
- Një rrjetë prej 23.5 km gypësjelles të ujit.
Aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2008
Të dhëna të Biznesit 2008
Të dhëna e Planifikuara
